75 Mall Live Search
15:04 / E Diele, 14 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Ballkani ”blindon” vendin e parë, kjo është tabela e Superligës pas javës së 17-të

Sot janë zhvilluar tre ndeshjet e fundit të javës së 17-të, të Superligës.

Ballkani ka fituar derbin ndaj Prishtinës, me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline.

Drita ka barazuar 1-1 me Gjilanin, derisa ndeshja mes Llapit dhe Malishevës përfundoi me rezultat 0-0.

Pas 17-të xhirove, Ballkani ”blindon” vendin e parë në tabelë me 32 pikë, katër më shumë se Dukagjini, derisa Prishtina renditet në vendin e tretë, me 27 pikë.

Në dy pozitat e fundit e fundit janë Ferizaji me 16 pikë dhe Prishtina e re me 15 pikë./IndeksOnline/