Abdixhiku “selam” nga Zvicra: Mërgata është e lidhjes
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe njëkohësisht kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka marrë mbështetje të fuqishme nga mërgata shqiptare gjatë një tubimi madhështor të mbajtur në Zvicër.
Në një sallë të mbushur përplot me bashkatdhetarë nga qytete të ndryshme, Abdixhiku u prit me duartrokitje dhe brohoritje, duke dëshmuar lidhjen e fortë ndërmjet LDK-së dhe mërgatës shqiptare, shkruan IndeksOnline.
Përmes një postimi në facebook, ai falënderoi të pranishmit, duke veçuar qytetet Zvicër, Grenchen, dhe duke theksuar se mbështetja e mërgatës është një shtyllë e rëndësishme për vizionin e tij politik.
“Mërgata është e Lidhjes”, ka deklaruar Abdixhiku./IndeksOnline/

