Qytetari gjen ari në Prishtinë dhe e dorëzon në Polici
Policia e Kosovës ka njoftuar se më 13 dhjetor 2025, një qytetar ka gjetur një sasi ari në Prishtinë, të cilën e ka dorëzuar në Stacionin Policor Qendra.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, me qëllim të identifikimit të pronarit, ftohet personi të cilit i ka humbur ari që të paraqitet në Stacionin Policor Qendra, duke ofruar dëshmi përkatëse që vërtetojnë pronësinë.
Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe veprimin e përgjegjshëm, duke theksuar se këto raste kontribuojnë në rritjen e sigurisë dhe besimit publik.


