Calabria tregon detaje të reja rreth largimit nga Milani
Davide Calabria po shijon aventurën e tij në Greqi.
Te Panathinaikosi ai është një nga lojtarët kryesorë, ku po tregon paraqitje solide atje.
Calabria, më pas ka folur për largimin e tij nga Milani, ku tregoi disa detaje të reja.

“Sinqerisht, nuk doja më të merresha me njerëz të caktuar. Shokët e mi të ekipit ndryshuan, ashtu si edhe trajnerët, drejtorët dhe pronarët e klubeve, por unë qëndrova. Nuk kam asnjë keqardhje për këtë, jam krenar për përvojën time atje. Si fëmijë që mbështesja Milanin, nuk ëndërrova kurrë se një ditë mund të bëhesha kapiten”, deklaroi Calabria.
Italiani, ishte pjesë e Milanit që kur ishte 9-vjeçar ku luajti në të gjitha grupmoshat.
Ai më pas në vitin 2015, bëri debutimin me skuadrën e parë ku bëri 210 paraqitje dhe fitoi “Scudetton” në vitin 2022 si dhe dy Superkupa të Italisë në vitin 2016 dhe 2025./IndeksOnline/

