75 Mall Live Search
11:33 / E Martë, 16 Dhjetor 2025 / b l

Hoti me kritika për Kurtin: Qeverisje kaotike dhe mashtruese

Kandidati i LDK-së për deputet, Avdullah Hoti, ka thënë se 28 dhjetori është “mundësi për kthimin në normalitet me kushtetutshmëri e ligjshmëri, për kthimin e aleancave euroatlantike dhe për fuqizimin e integrimeve mbarëshqiptare”.

Hoti ka thënë se katër vitet e fundit janë karakterizuar me qeverise kaotike dhe mashtruese.

“Vetingu në drejtësi, reformat në arsim e shëndetësi, energjia dhe shumë çështje të tjera të premtuara u dëshmuan se kanë qenë mashtrime elektorale. Menaxhimi i krizës energjetike dhe i inflacionit që pasoi ishte kaotik. Disa herë u zgjat situata emergjente në energjetikë përmes vendimeve të Kuvendit të Kosovës, por asgjë konkrete nuk ndodhi”.