Ministri Sallahu nënshkruan Projektkodin e etikës për Institutin e Mjekësisë Ligjore
Ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, i cili është edhe kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, ka nënshkruar sot Projektkodin e etikës për të punësuarit në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Sipas ministrit Sallahu, ky akt përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të integritetit, profesionalizmit dhe përgjegjësisë në ushtrimin e detyrave zyrtare nga stafi i këtij institucioni.
Ai theksoi se Kodi i etikës është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, legjislacionin në fuqi dhe standardet evropiane.
Me këtë nënshkrim, Ministria e Drejtësisë synon të kontribuojë drejtpërdrejt në ndërtimin e institucioneve të besueshme dhe transparente, të cilat janë në shërbim të drejtësisë dhe qytetarëve.

