75 Mall Live Search
09:22 / E Mërkurë, 17 Dhjetor 2025 / G T

Luajti në Angli, futbollisti Oscar Wallin pesionohet në moshën 24-vjeçare: Dua të bëj gjëra tjera…!

Oscar Wallin, një lojtar i njohur në futbollin anglez dhe suedez është pensionuar në moshën 24-vjeçare.

Wallin thotë se nga futbolli është larguar për shkak se dëshiron të bëjë gjëra të tjera dhe se futbollin e kishte zgjedhur pa planifikuar, shkruan Indeksonline

“Nuk kam dëshirë. Nuk kam interes të luaj as këtu në Suedi. Ndjej se dua të bëj gjëra të tjera, të cilat i kam lënë pas dore gjatë 15-vjetëve të fundit shkaku i futbollit.

“Në të vërtetë unë kurrë nuk e planifikova futbollin. Thjesht e kam marrë ashtu si erdhi. Por, e dija që s’do të luaja shumë, ose deri në moshën 35-vjeçare”, u shpreh ish-lojtari i Peterborough Unitedit.

Wallin përveç skuadrës nga Liga e Parë në Angli, luajti edhe në Suedi te Degerforsi dhe Sundsvalli./Indeksonline/