75 Mall Live Search
17:22 / E Mërkurë, 17 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Caktohet data dhe vendi ku do të luhet Superkupa e Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës ka caktuar datën dhe vendin ku do të zhvillohet finalja e Superkupës.

Sipas njoftimit, finalja e Superkupës së Kosovës do të luhet me 25 janar 2026, në stadiumin “Mardan Palace” në Antalia, më fillim nga ora 14:30, shkruan IndeksOnline.

Në finale do të përballen Drita si Kampion i Superligës dhe Prishtina si fitues i Kupës së Kosovës për edicionin 2024/25.

”Duke marrë parasysh faktin se të dyja ekipet do të jenë të angazhuara në fazën përgatitore dimërore nga 15 deri më 30 janar 2026 në Antalia, Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës, në përputhje me agjendën e klubeve, ka marrë vendim që Superkupa e Kosovës të zhvillohet në këtë periudhë dhe në këtë lokacion.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/