75 Mall Live Search
23:02 / E Mërkurë, 17 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Reali me fat, vuan ndaj Talaveras në Kupën e Mbretit

Xabi Alonso ka kaluar edhe testin e dytë, për të ruajtur pozitën e trajnerit të Real Madridit.

Me shumë vuajtje, klubi mbretëror ka kaluar në 1/8 e finales së Kupës së Mbretit, pasi arriti fitore ndaj skuadrës nga Liga e Tretë, CF Talavera, me rezultat 2-3, shkruan IndeksOnline.

Kylian Mbappe ishte më meritori për këtë fitore të ”galaktikëve.

Sulmuesi francez shënoi dy gola derisa ishte vendimtar edhe te autogli i shënuar nga Manuel Ferrando.

Pavarësisht disavantazhit prej dy golave, Talavera nuk u dorëzua, ku në minutat e fundit kishte mundësinë ta barazonte rezultatin, por Lunin ishte vendimtar me pritjet e tij./IndeksOnline/