75 Mall Live Search
08:09 / E Enjte, 18 Dhjetor 2025 / G T

Një trajner si Filipe Luis, shkoi te lojtarët dhe i pyeti se a mund të godasin penalltinë…!

Skuadra e Flamengos RJ mbrëmë u mposht pas penalltive ndaj Paris Saint-Germain në finalen e FIFA Intercontinental Cup.

Ndeshja në 120 minuta u mbyll me shifrat e barabarta 1:1, shkruan Indeksonline

Kurse në penallti, skuadra franceze fitoi me shifrat 2:1.

Trajneri, Filipe Luis u pa duke shkuar te secili lojtarë për t’i pyetur se a mund të godasinë penalltinë.

Një prej tyre, Leo Ortiz tha se nuk mund ta bënte një gjë – kështu që Luis vendosi për një tjetër lojtar.

Katër lojtarë që e humbën penalltinë mbrëmë për ekipin brazilian, ishin: Saul Niguez, Pedro, Leo Pereira dhe Luiz Araujo./Indeksonline/