75 Mall Live Search
08:58 / E Enjte, 18 Dhjetor 2025 / G T

U eliminua nga Kupa e Holandës, Robin van Persie mbrëmë pati një fjalosje me tifozët

Skuadra e Feyenoordit është eliminuar herët nga Kupa e Holandës pasi mbrëmë u mposht në shtëpi 2:3 ndaj Heerenveenit.

Pas ndeshjes, trajneri i njohur, Robin van Persie pati punë me tifozët ultrasa, shkruan Indeksonline

Ai shkoi afër tyre për të diskutuar rreth kësaj humbjeje, por nuk doli mirë – pasi të gjithë po e fyenin dhe po kërkonin llogari nga ai për këtë humbje.

Van Persie po diskutonte me tifozët, derisa këta të fundit ishin shumë të ashpër me të.

Feyenoordi në ligë ka 34 pikë, 9 më pak se lideri, PSV-ja./Indeksonline/