75 Mall Live Search
09:53 / E Enjte, 15 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Të shtëna me armë zjarri dhe rrahje mes dy personave në Prishtinë

Në fshatin Vranidoll të Prishtinës gjatë ditës së djeshme raportohet se dy të dyshuar meshkujt janë përleshur mes veti pas një mosmarrëveshje në një lokal.

Sipas njoftimit të policisë ata kanë dalë jashtë dhe janë rrahur në mes veti, transmeton Indeksonline.

Njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarrit në ajër. Në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar 3 gëzhoja.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar, rasti në procedurë të rregullt./Indeksonline/