Ishte afër Real Madridit, Firmino tregon se pse dështoi marrëveshja: Dy herë i refuzova…!
Roberto Firmino u paraqit në një intervistë dhe zbuloi pse dështoi marrëveshja me Real Madridin para se të shkonte në Al Ahli.
Ish-sulmuesi i Liverpoolit thotë se skuadra madrilene shprehu interesim serioz para transferimit në Arabinë Saudite, shkruan Indeksonline
“Pati interes të vërtetë nga Real Madridi. Por, shumë faktorë hynë në lojë. Nuk ishte zgjedhja e parë.
“Pastaj erdhi Al Ahli dhe më duhej të mendoja nëse duhet të prisja apo të largohesha. Mendoj se mora vendimin e duhur.
“E refuzova Real Madridin dy herë. Një herë kur shkova në Liverpool dhe një herë para se të shkoja në Arabi”, u shpreh Firmino
34-vjeçari gjatë afatit të verës shkoi tek Al Saddi në Katar për 7 milionë euro./Indeksonline/
🚨🗣️ Roberto Firmino: “There was real interest from Real Madrid. But many factors came into play. It wasn’t the first choice.”
— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) December 18, 2025
“Then Al-Ahli came along, and I had to think whether to wait or go. I think I made the right decision.”
“I turned down Real Madrid twice:
once when I… pic.twitter.com/XNGR4U0JHW

