75 Mall Live Search
08:13 / E Premte, 19 Dhjetor 2025 / G T

Maresca – Chelsea, kanë filluar tensionet e para/ Trajneri italian kandidat për ta zëvendësuar Pep Guardiolan!

Enzo Maresca mund të largohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni, pasi emri i tij lidhet ngushtë për një kalim në Manchester City.

Në rast se Pep Guardiola largohet nga City, Maresca shihet si kandidat potencial për të zënë vendin e tij, shkruan Indeksonline

Siç raportohet në mediat britanike, tashmë ka filluar një tension mes drejtorit sportiv dhe trajnerit italian.

Nëse këto zëra janë të vërteta, Maresca mund të largohet nga “blutë” e Londrës para se të përfundojë sezoni aktual.

Gjithashtu trajneri Maresca kohët e fundit është duke u kritikuar nga ekspertët e futbollit për lojën e tij jo të mirë të shfaqur te Chelsea.

Përveç disa rezultateve pozitive ndaj klubeve të mëdha, Maresca ka dështuar me “blutë” e Londrës gjatë këtyre ndeshjeve të sezonit 2025/26//Indeksonline/