75 Mall Live Search
10:41 / E Premte, 19 Dhjetor 2025 / G T

Zërat për një kalim te Manchester City, flet Enzo Maresca: E di pse shfaqen këto lajme, por s’kam kohë për këto gjëra…!

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, ka folur për spekulimet që lidhin atë për një kalim të mundshëm në Manchester City.

Lajmet e fundit, thonë se Maresca është kandidat për të zëvendësuar trajnerin, Pep Guardiolan, shkruan Indeksonline

Trajneri italian u paraqit në një konferencë për media para ndeshjes së vikendit ndaj Newcastle Unitedit. Ai foli edhe për këto spekulime.

“Nuk më prek mua, sepse e di që 100 për qind janë spekulime. Nuk kam kohë për gjëra të tilla. Kam një kontratë këtu deri në vitin 2029. Fokusi im është këtu, në këtë klub dhe jam krenar.

“Një javë më parë ishte e njëjta gjë në Juventus. Nuk i kushtoj rëndësi. E di se nga doli ky lajm, por është spekulim”, u shpreh Enzo Maresca

Trajneri italian, gjithashtu ka presion edhe nga bordi i “bluve” të Londrës, për shkak të rezultateve negative brenda këtij edicioni./Indeksonline/