75 Mall Live Search
10:41 / E Premte, 19 Dhjetor 2025 / S Z

Kurti mirëpret heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës: Ishin të padrejta që në ditën e parë

Kurti mirëpret heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës: Ishin të padrejta që në ditën e parë, Kosova nuk ishte shkaktare e eskalimit të situatës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mirëpritur heqjen e masave që Bashkimi Evropian i kishte vendosur ndaj Kosovës, për cka në mbledhjen e qeverisë në detyrë, ai tha se këto masa ishin të padrejta që në ditën e parë dhe se institucionet e shtetit të Kosovës nuk ishin ato që eskaluan situatën në veri të vendit, raporton Ekonomia Online.

“E mirëpresim vendimin e Bashkimit Evropian për të hequr masat që i ishin vendosur Kosovës. Ishin të padrejta që në ditën e parë. Sepse së pari institucione e Republikës së Kosovës nuk ishin shkaktare të eskalimit të situatës në katër komunat në veri të vendit tonë dhe së dyti desskalimi i situatës ishte pikërisht meritë e institucioneve të Kosovës. Ndërkohë RKS-ja dhe institucionet e saj u bën cak i sulmeve terroriste, prej të cilave dy me pasoja të rënda, ai në Banjskë të Zvecanit, më 24 shtator të 2023 ku mbeti i vrarë rreshteri policor, heroi ynë Afrim Bunjaku dhe tjetri në kanalin “Ibër- Lepenci” në Vragë të Zubin-Potokut, më 29 nëntor 2024 që synonte dëmtimin e pariparueshme të infrastrukturës kritike. Për të dy këto sulme tashmë ka aktakuza të ngritura”, tha Kurti.

Kurti thotë se nëse nuk do të ishte aq e shpejtë ndërhyrja e njësiteve speicale të Kosovës, mëngjesi i 24 shtaorit të 2023-s do të zbardhte një realitet krejtësisht tjetër.

“Për rastin e Basnjkës të gjitha provat dëshmojnë për një plan të përgatitur me përfshirjen dhe financimin e shtetit të Serbisë për aneksimin e veriut të Kosovës përmes strukturave paramilitare pas një konflikti që do të zgjerohej. Po të mos ishin vendimet në kohë dhe reagimi i shpejtë dhe profesional i njësive tona speciale të policisë, mëngjesi i 24 shatorit do ta në zbardhte një realitet krejtësisht tjetër në terren. Ndërkaq për sulmin në kanalin ‘Ibër-Lepenci”, provat e grumbulluara dhe informacionet rreth të arrestuarve gjithashtu konfirmojnë përfshirjen e strukturave ilegale dhe vet shtetit të Serbisë”, u shpreh Kurti.

Ai ma dje tha se “Në retrospektivë, çdo kompromis ndaj sundimit të ligjit do të ishte fatal për Republikën Kosovës situata e qetë , lëvizja e lirshme dhe funksionimi i institucioneve të shtetit në veriun e Kosovës është pikërisht sepse ka triumfuar sundimi i ligjit dhe rendi publik”.