75 Mall Live Search
12:08 / E Premte, 19 Dhjetor 2025 / SH

“Jam fëmijë mërgimtari, por s’kam pranuar të jetoj larg”, Mulaj me një thirrje të sinqert për rininë

Besim Mulaj, kandidati me numër 79 nga LDK ka lansuar një thirrje të sinqert për rininë e Kosovës. Mulaj si një fëmijë i mërgimtarit ka bërë thirrje që rinia të përqëndrohet për të ardhmen në Kosovë.

Sipas Mulajt, LDK është alternativa më e mirë për të kthyer shpresën në realitet.

“E dashur rini e Kosovës,
sidomos ju që për herë të parë po merrni në dorë fuqinë e votës,
Po ju drejtohem me zemër, jo si politikan, por si dikush që beson thellë se e ardhmja e këtij vendi është në duart tuaja. Kjo votë nuk është thjesht për të ndërruar emra apo qeveri – është për të ndërtuar një Kosovë ku ju, dhe fëmijët tuaj nesër, të keni mundësinë t’i jetoni ëndrrat këtu, në vendin tuaj.
Lidhja Demokratike e Kosovës përfaqëson vizionin e shpresës, të dijes dhe të zhvillimit. Dr. Lumir Abdixhiku dhe LDK kanë ide konkrete dhe të realizueshme për rininë dhe për Kosovën që duam: një shtet ku puna vlerësohet, arsimi forcohet dhe e ardhmja nuk kërkohet larg, por ndërtohet këtu.
Perëndimi mund të jetë një mundësi – për pushime, përvoja, shkollim apo punë – por Kosova është shtëpia jonë. Unë vet jam fëmijë mërgimtari, por kurrë nuk e kam pranuar të jetoj larg këtij vendi të bukur. Me shpresë dhe besim, dua që as fëmijët e mi të mos detyrohen ta lënë Kosovën për të ndërtuar jetën e tyre.
Prandaj, me votën tuaj, ta kthejmë shpresën në realitet. Ta bëjmë Kosovën vendin ku ëndrrat nuk shtyhen, por realizohen” shkruan Besim Mulaj.