75 Mall Live Search
14:35 / E Premte, 19 Dhjetor 2025 / G T

A do të vazhdoj tutje Guardiola me Manchester Cityn? Kjo është përgjigja e spanjollit: Kush e di…!

Pep Guardiola mund të largohet nga Manchester City në fund të sezonit aktual.

Shumë spekulime janë shfaqur këto ditë mbi të ardhmen e trajnerit spanjoll, shkruan Indeksonline

Në konferencë për media, Guardiola tha se askush nuk e di të ardhmen dhe se në futboll mund të ndodhin gjëra të befasishme.

“Jam këtu! Çfarë ndodhë, kush e di? Por, edhe nëse do kisha kontratë 10 vjeçare ose gjashtë muajsh, prapë nuk dihet, dhe se futbolli ndryshon shumë”, u shpreh Guardiola.

/Indeksonline/