75 Mall Live Search
15:06 / E Premte, 19 Dhjetor 2025 / G T

Emërllahu i ka ditët e numëruara te Cluji, po shkon në Ukrainë

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Lindon Emërllahu pritet të bëhet me skuadër të re gjatë afatit kalimtar të janarit.

Më t’u hapur afati, mesfushori kosovar do të transferohet në Ukrainë, shkruan Indeksonline

Duke u bazuar në raportimin e “TaToTake” – Emërllahu do të transferohet te skuadra e, Polissya. 23-vjeçari pritet të transferohet në Premier Leaguen e Ukrainës për 2 milionë euro.

Për Emërllahun ishte interesuar edhe Metalist 1925, por Polissya ka ofruar më shumë të holla.

Emërllahu ishte transferuar te Cluji për 700 mijë euro nga skuadra e Ballkanit dhe në rast se ndodh ky transferim – ekipi kosovar do të përfitoj të holla nga përqindja e lojtarit./Indeksonline/