75 Mall Live Search
18:55 / E Premte, 19 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Manchester United dhe Manchester City në garë për transferimin e Antoine Semenyo

Dy skuadrat nga qyteti i Manchesterit, United dhe City kanë hyrë në garë për transferimin e Antoine Semenyo.

Sulmuesi ganez po kalon një sezon fantastik, duke bërë që disa skuadra të shfaqin interesim për të, shkruan IndeksOnline.

Skuadra e Bournemouth raportohet se do ta lërë të lirë Semenyon të largohet në muajin janar, nëse ndonjë skuadër paguan 65 milion funte.

Manchester United dhe Manchester City kanë telefonuar këtë javë, duke shtyrë përpara dhe duke qenë në bisedime të drejtpërdrejta.

Vendimi për të ardhmen e lojtarit varet nga ai.

Antoine Semenyo ka shënuar 7 gola dhe ka bërë 3 asistime këtë sezon në Premieligë, me fanellen e Bournemouth./IndeksOnline/