Goditet me plumb objekti i shëndetit në Istog
Raportohet se në Banje, Istog, në shtëpinë e shëndetit është dëmtuar një dritare dhe një derë nga një predhë (plumb).
Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe nga i njëjti është sekuestruar një armë pa municion dhe një karikator i zbrazët.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Indeksonline/

