75 Mall Live Search
13:47 / E Shtunë, 20 Dhjetor 2025 / L A

Drenica udhëheq në “Fadil Vokrri” ndaj Prishtinës, befasi në Ferizaj

Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet e javës së 18-të në Superligën e Kosovës.

Është Drenica, ajo e cila po udhëheq ndaj Prishtinës, në “Fadil Vokrri” me rezultat minimal 0-1 pas golit të Ronaldo Chacon.

Ndërsa edhe Ferizaji, është në avantazh në shtëpi ndaj Llapit, ku gjithashtu rezultati është 1-0, me golin e vetëm të shënuar nga Haxhimusa.

Mbetet të shihet se çka do të ndodhë në pjesën e dytë./IndeksOnline/