75 Mall Live Search
13:48 / E Shtunë, 20 Dhjetor 2025 / F.R

Dy kamionë me targa të huaja ndotën rrugën Ferizaj–Kaçanik, gjobiten me 1 mijë euro

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë masa ndaj dy kamionëve transportues me targa të huaja, pas ankesave të qytetarëve.

Kamionët, të angazhuar nga kompani si persona juridikë, u ndaluan nga policët e trafikut dhe u ndëshkuan me një gjobë prej një mijë eurosh për shkelje të rregullave të trafikut rrugor.

Sipas Policisë, shoferët e autorizuar kishin detyrë transportimin e dheut, por nuk kishin kryer pastrimin e gomave të automjeteve, duke shkaktuar ndotje të rrugës.

“Si pasojë, në tri lokacione të ndryshme është ndotur rruga magjistrale Ferizaj–Kaçanik, fshati Komogllavë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu, sipas njoftimit, shoferëve u ndalohet hyrja nga rrugët dytësore të pashtruara në rrugë të asfaltuara pa hequr më parë baltën ose materialet e tjera të papastërta nga rrotat e automjeteve.