75 Mall Live Search
15:53 / E Shtunë, 20 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Theo Hernandez: Nuk kam dashur kurrë të largohem nga Milani, dikush nga menaxhmenti nuk më donte

Theo Hernandez ka folur hapur për herë të parë që pas largimit nga Milani, gjatë verës.

Mbrojtës francez ka deklaruar se nuk dëshironte që largohet nga kuqezinjtë, por dikush nga menaxhmenti nuk e donte në skuadër, shkruan IndeksOnline.

Në një interevistë për ”Gazzetta dello Sport”, Theo tha se dikush e telefonoi dhe kërkoi largimin e tij.

“Nuk kam dashur kurrë të largohem nga Milani. Isha i hapur për të qëndruar, por kur një person nga menaxhmenti të telefonon dhe të thotë: nëse qëndron, të nxjerrim jashtë skuadrës dhe atëherë mund të kërkosh vetëm një klub të ri”,ka deklaruar Hernandez.

28-vjeçari i cili u bashkua me skuadrë arabae Al Hilal, ka ngjallur dyshime se ai nuk ka pasur mardhënie të mira me dikë nga menaxhmeti i Milanit e pastaj u largua.

Ai sa ishte pjesë e kuqezinjëve pati paraqitje fantastike, duke qënë një nga të pëlqyerit e tifozëve në vitet e fundit./IndeksOnline/