Kylian Mbappe tregon arsyen pse festoi si Cristiano Ronaldo pas golit të shënuar ndaj Sevillas
Kylian Mbappe mbrëm shqnoi golin e dytë për Real Madridin, në fitoren 2-0 ndaj Sevillas.
Sulmuesi francez me këtë gol barazoi rekordin e Cristiano Ronaldos, duke arritur 59 gola gjatë një viti kalendarik, shkruan IndeksOnline.
Në ditën kur festoi datëlindjen e 27-të, Mbappe golin e shënuar ndaj Sevillas e festoi me ”SIU”.
Pas ndeshjes ai tha se këtë festim ia dedikon sulmuesit portugez, Cristiano Ronaldo.
“Unë kam festimin tim, por sot iu dedikua të madhit Cristiano Ronaldon”, ka deklaruar Mbappe./IndeksOnline/

