Rukiqi: Qe pse Hekurani s’po e tregon të vërtetën
Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së Berat Rukiqi, i ka reaguar ministrit në detyrë Hekuran Muratit, i cili ka deklaruar se ka rritje të qarkullimit të bizneseve, rritje të fitimit të korporatave dhe vendeve të punës.
Rukiqi ka thënë se Murati nuk po e tregon të vërtetën dhe se ai po vazhdon të krahasojë një vit të pandemisë, me renie drastike të qarkullimit të bizneseve, me vite të tjera kur stabilizohet qarkullimi i bizneseve.
“Perndryshe kur po i tregon mërgatës, sa kanë me pagu tatim në pronë nga janari, nga rritja e tatimit në pronë pa asnje analize e pa asnje konsult”, ka thënë Rukiqi.
Postimi i plotë i Rukiqit:
Qe pse nuk po e tregon të vërtetën Hekurani
– E para vazhdon me e krahasu nje vit të pandemisë, me rënie drastike të qarkullimit te bizneseve, me vite të tjera kur stabilizohet qarkullimi i bizneseve
– E dyta spo na tregon, qe rritja e fitimeve, vjen kryesisht nga fitimet e bankave dhe të kompanive që importojnë energji elektrike
– me 30 % inflacion normal që të rritet qarkullimi
Perndryshe kur po i tregon mërgatës, sa kanë me pagu tatim në pronë nga janari, nga rritja e tatimit në pronë pa asnjë analizë e pa asnjë konsultë.

