75 Mall Live Search
13:34 / E Hënë, 22 Dhjetor 2025 / KV

Altin Krasniqi merr mbështetjen e Azem Sylës në rrugëtimin e tij politik

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Altin (Jakup) Krasniqi, ka bërë të ditur se sot ka pasur pranë vetes bacin Azem Syla, mik i hershëm dhe i dëshmuar i babait të tij.

Krasniqi theksoi se bëhet fjalë për një miqësi të ndërtuar ndër vite, e cila sot është shndërruar në një mbështetje të sinqertë për rrugëtimin e tij politik.

Sipas tij, kjo përkrahje ka vlerë të veçantë, pasi buron nga njerëz me të cilët familja ka ndarë besim dhe respekt për një kohë të gjatë.

“Kur familja dhe miqtë e vërtetë qëndrojnë bashkë, besimi rritet dhe vizioni përpara bëhet më i qartë”, ka theksuar Krasniqi, duke nënvizuar rëndësinë e unitetit dhe përkrahjes në këtë fazë të garës elektorale.

Ai ka shtuar se mbështetja e tillë është motiv shtesë për të vazhduar angazhimin politik me përgjegjësi dhe përkushtim ndaj qytetarëve./IndeksOnline/