75 Mall Live Search
14:20 / E Hënë, 22 Dhjetor 2025 / SH

Plagoset një person në Pejë, ndodhet në emergjencë

Një person është plagosur mesditën e sotme në Pejë. Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Jarina” të Pejës.

Ai është shtruar në emergjencë në Spitalin e Pejës dhe nuk dihet ende gjendja shëndetësore e tij.

Indeksonline do t’ju mbajë të informuar për këtë rast.