Incident në stacionin policor të Rahovecit: I dyshuari tenton arratisjen – përfundon në pranga
Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Rahovec, ku një person i privuar nga liria ka tentuar të arratisej nga stacioni policor.
Siç njofton policia, i dyshuari i cili ndodhej në dhomat e ndalimit, ka hapur me forcë derën dhe ka dalë nga stacioni policor me qëllim arratisjeje.
Patrullat policore kanë arritur ta lokalizonte dhe ta arrestojnë të dyshuarin, duke e kthyer përsëri në stacionin policor.
Ai është dërguar për tretman mjekësor dhe, pas përfundimit të trajtimit, është rikthyer në dhomën e ndalimit.
Rasti është duke u hetuar.

