75 Mall Live Search
09:30 / E Martë, 23 Dhjetor 2025 / S Z

Arrestohet një burrë në Gjakovë, rrahu nënën dhe bashkëshorten

Policia ka arrestuar një mashkull burrë në Gjakovë,  i dyshuar për dhunë në familje. I dyshuari thuhet se, nën ndikimin e alkoolit, ka keqtrajtuar fizikisht dy femra, nënën dhe bashkëshorten. Njëra nga viktimat ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Gjakovë 22.12.2025-22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ai nën ndikim të alkoolit ka keqtrajtuar fizikisht dy viktimat femra kosovare, nënën dhe bashkëshorten. Njëra nga viktimat ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.