75 Mall Live Search
14:18 / E Martë, 23 Dhjetor 2025 / KV

KQZ sqaron organizimin e numërimit të votave gjatë festave

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka sqaruar mënyrën se si do të organizohet puna dhe procesi i numërimit të votave gjatë periudhës së festave.

Elezi bëri të ditur se, duke marrë parasysh periudhën festive, por edhe domosdoshmërinë që procesi i numërimit të mos ketë ndërprerje të gjatë, më 31 dhjetor puna do të zhvillohet deri në orën 12:00. Ndërkaq, puna në Qendrat Komunale të Numërimit do të vazhdojë më 1 janar, duke filluar nga ora 16:00.

“Duke pasur parasysh faktin se jemi në periudhë festash, por edhe domosdoshmërinë që procesi i numërimit të mos ketë ndërprerje të gjatë, më 31 dhjetor do të punohet deri në orën 12:00, ndërkaq, puna në Qendrat Komunale të Numërimit do të vazhdojë më 1 janar, në orën 16:00”, ka thënë Elezi.

“Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, numërimi i votave të subjekteve politike bëhet në vendvotime dhe rezultatet evidentohen në formularë të rezultateve, të cilat pastaj publikohen nga KQZ si rezultate preliminare. Po sipas të njëjtit ligj, në Qendrat Komunale të Numërimit, do të bëhet numërimi i votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës. Para numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, sipas Rregullores Zgjedhore të KQZ-së për QKN, në këto qendra bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve”./IndeksOnline/