75 Mall Live Search
17:00 / E Martë, 23 Dhjetor 2025 / MSH1

Manaj: Në çdo etapë vendimtare për Kosovën, LDK ishte dhe mbetet në anën e duhur të historisë

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Shkëmb Manaj, ka nderuar 36-vjetorin e themelimit te Lidhjes.

Përmes një postimi në Facebook, Manaj  shpreh se LDK-ja ka qenë në anën e duhur të historisë, në çdo etapë vendimtare për Kosovën, shkruan IndeksOnline.

“Kur ishte më së vështiri, LDK nuk u tërhoq – udhëhoqi me guxim, mençuri dhe vizion.

Në këtë përvjetor, përulemi me respekt para të gjithë atyre që dhanë gjithçka për këtë rrugëtim historik” shkroi Manaj.

Ky është postimi i plotë i tij:

36 vite me Lidhjen Demokratike e Kosovës!

Në çdo etapë vendimtare për Kosovën, LDK ishte dhe mbetet në anën e duhur të historisë: për liri, për pavarësi, për demokraci dhe për dinjitet njerëzor.

Kur ishte më së vështiri, LDK nuk u tërhoq – udhëhoqi me guxim, mençuri dhe vizion.

Në këtë përvjetor, përulemi me respekt para të gjithë atyre që dhanë gjithçka për këtë rrugëtim historik.

LDK njëherë! LDK përherë! Që nga viti 1989 e tutje!

Rrugëtimi ynë vazhdon!

LDK – shpresa që nuk shuhet kurrë.