75 Mall Live Search
10:31 / E Mërkurë, 24 Dhjetor 2025 / b l

3-shi i Nismës i drejtohet me këtë mesazh 85 mijë banorëve të maleve të Berishës

Kandidatja për deputete nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi, ka ftuar qytetarët e Kosovës, të cilët e duan dhe vlerësojnë kontributin e Limajt në luftë dhe paqe të votojnë numrin 122 në krye me Fatmir Limajn.

Po ashtu, ajo me fokus të veçantë u është drejtuar banorëve që në luftë ishin strehuar në male të Berishës që të mbështesin me votë numrin 122

“I ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët e duan e vlerësojnë e çmojnë kontributin e Limajt në luftë e paqe dhe të gjithë ata banorë të maleve të Berishës. 85 mijë banorë, ato familje, ata fëmijë, ato gra, ato nëna, gjithë ata qytetarë i ftoj që të jenë në bashkim e në votë në besim për numrin 122”, ka thënë ndër të tjera ajo.