75 Mall Live Search
10:34 / E Mërkurë, 24 Dhjetor 2025 / G T

Zyrtare: Bujar Loci vazhdon të jetë përzgjedhës i Kosovës

Trajneri i njohur kosovar, Bujar Loci, ka vazhduar të mbetet në stolin e Kombëtares së Kosovës në basketboll.

Loci ishte emëruar trajner për ndeshjen ndaj Shqipërisë, por vendim i Bordit të FBK-së ia kanë vazhduar kontratën, shkruan Indeksonline

“Emëron z. Bujar Loci përzgjedhës të Përfaqësueses A të Kosovës për ciklin e parakualifikimeve për FIBA EuroBasket 2029”, shkruhet në vendimin e bordit

Po ashtu FBK-ja ka marrë edhe këto vendime:

1. Miraton raportin e punës për vitin 2025 dhe raportin financiar për periudhën janar – nëntor 2025;

2. Miraton planin e veprimit, planin financiar, si dhe planin e marketingut & shpërndarjes për vitin 2026;

3. Vendos vazhdimin e mandatit të sekretares së përgjithshme të FBK-së, znj. Elvira Dushku në përputhje me dispozitat e statutit të FBK-së;

4. Emëron z. Bujar Loci përzgjedhës të Përfaqësueses A të Kosovës për ciklin e parakualifikimeve për FIBA EuroBasket 2029;

5. Miraton planin strategjik të Federatës së Basketbollit të Kosovës për periudhën 2026–2030;

6. Miraton planin strategjik për zhvillimin e disiplinës së basketbollit 3×3, në funksion të përgatitjeve për lojërat mesdhetare “Prishtina 2030”;

7. Miraton dorëheqjen e z. Dren Zatriqi nga pozita e kryesuesit të Komisionit për nominimin e personave zyrtarë të ndeshjeve dhe emëron z. Fidani Hamiti, anëtar i këtij komisioni, si kryesues të ri. Komisioni vazhdon punën për pjesën e mbetur të këtij edicioni të garave në përbërje: Fidan Hamiti (kryesues), Irma Konjusha (anëtare) dhe Valdet Spahija (anëtar);

8. Në koordinim me ekspertë ligjorë vendorë & ndërkombëtarë, me përkrahje të FIBA-s dhe në bashkëpunim me Shoqatën e Basketbollistëve dhe Basketbollisteve të Kosovës, të shqyrtohen dhe zhvillohen mekanizma për rritjen e nivelit të mbrojtjes kontraktuale të lojtarëve/ve vendorë/e;

9. Miraton planin – propozim për zbatimin praktik të “rregullores për shpenzimet e dedikuara për zhvillimin e gjeneratave të reja nga klubet e Superliga-s meshkujt”, në vlerë prej 10%. Plani hyn në fuqi menjëherë dhe zbatohet duke filluar nga muaji janar 2026 për klubet e ProCredit Superligës.