75 Mall Live Search
21:06 / E Enjte, 25 Dhjetor 2025 / B XH

Besim Mulaj: Frymën e fitores në Istog, do e çojmë edhe në qeverinë qëndrore

Kandidati për deputet nga LDK, Besim Mulaj po e vazhdon të marrë mbështetje të madhe nga qytetarët e Kosovës.

Përms një postimi, Mulaj ka shkruar se sot e ka vazhduar fushatën në Istog, ku ka marrë mbështetje të madhe ai dhe LDK.

“Sot Istogu na priti si kurrë më parë – me duartrokitje, energji dhe besim të madh për ndryshim. Istogu është shembull i mirëqeverisjes nga LDK-ja dhe këtë frymë do ta çojmë edhe në qeverinë qendrore. Me 28 Dhjetor, Dr. Lumir Abdixhiku kryeministër”, ka shkruar ai.

Mulaj ka shtuar se në këto takime qytetarëve të Istogur ju ka premtur se si deputet do të jetë yëri i tyre dhe do t’i mbroj pa kompromis interesat e tyre.
Kujtojmë që Besim Mulaj garon me numrin 79-të në listën e LDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit. /IndeksOnline/