Mashtrim dhe prezantim i rremë si zyrtare shtetërore, arrestohet e dyshuara
Një rast mashtrimi është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshohet se është prezantuar në mënyrë të rreme si person zyrtar prokurore për të përfituar para nga një qytetare.
Sipas raportit policor, më 23.12.2025, ankuesja, femër kosovare, ka njoftuar se një e dyshuar, po ashtu femër kosovare, duke u prezantuar si zyrtare shtetërore (prokurore), i ka marrë para viktimës me arsyetimin se do t’i kryente një rast në këmbim të shpërblimit financiar.
“‘Rruga B’, Prishtinë, dhjetor 2025. Më 23.12.2025 ankuesja femër kosovare ka raportuar se e dyshuar femër kosovare, duke u prezantuar si zyrtare shtetërore (prokurore) ka marrë para nga viktima si shpërblim për t’i kryer një rast. Më 25.12.2025 e dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

