75 Mall Live Search
13:44 / E Premte, 26 Dhjetor 2025 / S Z

Bujar Gashi: Me zemër, përkushtim dhe shpresë, për ndryshimin që e meriton Kosova

Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Bujar Gashi, ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e madhe të qytetarëve në zgjedhjet lokale, duke theksuar se ishte kandidati më i votuar nga LDK-ja. Ai u shpreh se kjo mbështetje e obligon të vazhdojë angazhimin e tij politik edhe më shumë përkushtim.

Ndërsa ka thënë se tani gjendet para një sfide tjetër, për ndryshimin që meriton vendi.

“Tani jemi bashkë para një sfide tjetër. Jam rreshtuar sërish me ju për ndryshimin që e meriton ky vend, për punën e ndershme dhe projektet që do ta bëjnë jetën tonë më të mirë”, tha Gashi.

Ai theksoi se do të vazhdojë rrugëtimin politik me zemër, përkushtim dhe shpresë, duke u rreshtuar krah Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme.