75 Mall Live Search
23:32 / E Premte, 26 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Maroko barazon me Malin

Pas fitores ndaj Comoros, Maroku sonte është ndalur me barazim nga Mali, në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Kupës së Afrikës.

Ndeshja e zhvilluar në ”Stade Prince Moulay Abdallah” në qytetin e Rabatit, përfundoi me barazim 1-1, shkruan IndeksOnline.

Maroko shkoi në pushim me epërsi, pasi Brahim diaz u trekua i sakt nga pika e bardhë në 45+5.

Një penallti tjetër, vulosi rezultatin përfundimtar, ku Lassine Sinayoko shënoi golin e barazimit për Malin, në minutën e 64-të.

Maroko pas dy ndeshjeve ka katër pikë të grumubulluar në Grupin A, duke lënë prapa Malin e Zambinë me nga dy pikë, derisa Comoros është e fundit me një pikë./IndeksOnline/