75 Mall Live Search
08:59 / E Shtunë, 27 Dhjetor 2025 / F.R

Nën kërcënimin e armës, grabitet recepsionisti në Çagllavicë

Një grabitje e armatosur është raportuar të premtën në rrugën Çagllavicë–Llapnasellë.

Sipas njoftimit të policisë, ankuesi ka deklaruar se derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës si recepsionist, një person i panjohur, i maskuar, ka hyrë në objekt dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur një shumë parash.

Pas kryerjes së grabitjes, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Rr. Çagllavicë-Llapnasellë 26.12.2025-05:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka  raportuar se derisa ka qenë duke punuar në vendin e tij të punës-recepsionist, ka shkuar një person i panjohur i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur një shumë parash. I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.  Rasti nën hetime“, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/