75 Mall Live Search
11:17 / E Shtunë, 27 Dhjetor 2025 / Gj Sh

A do të luaj Edon Zhegrova ndaj Pisa-s, Spalletti publikon listën

Juventusi sonte do të luaj si mysafire e Pisas, ndeshje e vlefshme për javën e 17-të të Serie A.

Trajneri i bardhezinjëve, Luciano Spalletti ka publikuar listën me futbollistët e ftuar, shkruan IndeksOnline.

Në mesin e tyre është edhe anësori kosovar, Edon Zhegrova.

26-vjeçari ende nuk ka arritur të zë vend në 11-shen startuese, që prej transferimit në muajin shtator.

Zhegrova edhe sonte pritet të nis ndeshjen nga stoli dhe nuk dihet a do të ketë minuta në dispozicion gjatë pjesës së dytë./IndeksOnline/