Dolën herët për të votuar – qytetarët në Pejë tregojnë pritshmëritë e tyre nga zgjedhjet
Nga procesi i sotëm zgjedhor pejanët presin rezultate pozitive në të mirë të vendit.
I ftohti i sotëm i 28 dhjetorit nuk e pengoi Xhavit Koçanin për te votuar.
Ai tha se procesi i votimit shkoi mirë dhe pa vonesa.
“Besoj i rregullt krejt… Jo nuk pat vonesë asnjë minutë..Çka presin të gjithë edhe une”, tha ai.
Ethem Drenica nga zgjedhjet e 28 dhjetorit pret vetëm të mira.
“Ne po mendojmë mirë se çka bëhet.. për Kosovën po votojë”, tha ai.
Edhe qytetari, Daut Bojku uron që ky proces zgjedhor do të përfundoj me sukses.
“Ishalla ka suksese se asgjë tjetër nuk presim vetëm suksese”, tha ai.
Numri i votuesve më të drejtë vote në komunën e Pejës është 117 mijë e 413 votues në gjithsej 30 qendra të numërimit me 139 vendvotime dhe 1 qender votimi me kusht me gjithsej 2 vendvotime.

