75 Mall Live Search
08:33 / E Diele, 28 Dhjetor 2025 / S Z

Stuhi dëbore paralizon trafikun ajror në Nju Jork, mijëra fluturime të anuluara

Një stuhi e fuqishme dëbore ka shkaktuar ndërprerje serioze të trafikut gjatë një prej fundjavave më të ngarkuara të vitit në Nju Jork dhe në verilindje të Shteteve të Bashkuara.

Sipas raportimit të Sky News, autoritetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Nju Jork dhe Nju Xhersej.

Moti i rënduar ka ndikuar ndjeshëm udhëtimet e festave të Krishtlindjeve, duke bërë që të paktën 9.000 fluturime të anulohen ose të vonohen që nga mbrëmja e së premtes, bazuar në të dhënat e shërbimit të ndjekjes së fluturimeve FlightAware.

Ndërkohë, aeroportet John F. Kennedy International Airport, Newark Liberty International Airport dhe LaGuardia Airport kanë publikuar paralajmërime në rrjetet sociale për kushte të rënda dimërore, duke njoftuar se moti i keq mund të shkaktojë ndërprerje shtesë të fluturimeve edhe në orët në vijim.