75 Mall Live Search
12:49 / E Diele, 28 Dhjetor 2025 / H F

“Një këngë KUSHTON…” – Orinda Huta tregon se përse ka hequr dorë nga muzika

Moderatorja dhe këngëtarja, Orinda Huta ka folur së fundmi për realitetin e festivaleve muzikore në Shqipëri, duke hedhur dritë mbi kostot e larta financiare dhe lodhjen emocionale që shoqëron pjesëmarrjen e artistëve.

Orinda u ndal shpenzimet që kërkon vetëm realizimi i një kënge, duke theksuar se shifrat janë shpesh të frikshme dhe demotivuese.

Kur futesh dhe merr energji të keqe, dhe harxhon… kënga shkon 5 mijë euro, jo veshja. Janë shpenzime që të bëjnë të pyesësh veten: pse duhet t’i bëj unë këto?

Por sipas Hutës, barra nuk është vetëm financiare. Ajo theksoi se klima e brendshme e festivaleve, energjia jo gjithmonë pozitive dhe presioni emocional e bëjnë gjithë procesin edhe më të vështirë për artistët dhe figurat publike.

Pastaj futet edhe energjia jo e mirë dhe e them: pse duhet të lodhem unë?