Abelard Tahiri: Dil dhe voto, trego që Kosova vendoset nga ju (Video)
Kandidati i PDK-së për deputet, Abelard Tahiri, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë.
Ai theksoi se pjesëmarrja në zgjedhje është detyrim qytetar dhe themel i demokracisë.
Sipas Tahirit, çdo votë ka peshë dhe ndikon drejtpërdrejt në të ardhmen e vendit.
Ai ftoi qytetarët që me votën e tyre të tregojnë se Kosova vendoset nga qytetarët e saj.

