75 Mall Live Search
15:14 / E Diele, 28 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Granit Xhaka: U rrita në një lagje me alkoolist dhe të varurit nga droga, por fal edukimit nga prindërit zgjodha rrugën e duhur

Futbollisti i Sunderlandit, Granit Xhaka ka rrëfzer një histori nga jeta e tij personale.

Ai në një intervistë të fundit, ka thenë se kur familja e tij u shpërngul nga Kosova në Zvicër, ishte kohë e vështirë dhe kur u vendosen në Bazel nuk dinin as gjuhë, nuk kishin as të afërm dhe miq, shkruan IndeksOnline.

Xhak tha se me kalimin e kohës në lagjen ku jetonte, erdhe edhe njërëz të tjerë të cilit ishin alkoolist por edhe të varur nga droga.

Futbollisti kosovar thotë se në mjedisin ku u rrit, ka mundur të përfundonte në rrugë të kqija, por fal edukimit nga familja ka zgjedhur rrugën e duhur dhe sot është një nga futbollistët më të mirë në botë.

“Kam ndjesinë se unë dhe njerëzit këtu jemi rritur në një mënyrë të ngjashme, shumë me këmbë në tokë, punëtorë dhe me një vullnet të fortë për të arritur diçka. Dhe Prindërit e mi dikur erdhën në Bazel me prejardhje shqiptare, pa gjuhë, pa miq, pa të afërm.”, deklaroi mesfushori 33 vjeçar.

“Nga lagjja jonë erdhën arkitektë dhe konsulentë tatimtarë, por edhe alkoolistët dhe të varur nga droga. Kështu që mund të kishte shkuar në të gjitha drejtimet për mua. Kam përfituar nga edukimi i prindërve të mi – dhe nga vëllai im i madh Taulant.”, tha Xhaka.

Ai foli edhe për karrieren e tij dhe transferimin e fundit te Sunderlandi.

“Disa vendime kërkojnë kohë, por unë i kam marrë menjëherë. Pronari më telefonoi diku në qershor, rreth orës 11 pasdite. Në Shqipëri, ata thonë: Një telefonatë në këtë kohë të ditës do të thotë ose diçka e keqe ose diçka e madhe. Në fillim mendova se ishte një shaka dhe nuk besoja se ishte pronari.

Çelësi ishte se asnjë nga transferimet e mia të mëparshme nuk ishte kontaktuar personalisht nga pronari. Kjo më bëri përshtypje. Kyril Louis-Dreyfus, presidenti më i ri në ligë në moshën 28-vjeçare, donte të nënshkruante Xhaka me çdo kusht dhe ai ia tha këtë. Unë jam një lojtar që ka nevojë për njohje dhe ai më dha atë ndjenjë.”, ka deklaruar Granit Xhaka./IndeksOnline/