Befasoi me praninë e tij në tribuna, Hakimi zbulon arsyen pse Mbappe ishte aty
Kylian Mbappé ka qenë së fundmi i pranishëm në tribuna për të ndjekur Kombëtaren e Marokos në një ndeshje të Kupës së Afrikës, duke treguar edhe një herë lidhjen e tij të veçantë me këtë vend.
Ylli maroken Achraf Hakimi zbuloi detaje interesante nga takimi me sulmuesin francez, duke theksuar dashurinë e Mbappés për Marokun dhe kulturën e tij, shkruan Indeksonline

“Ka qenë shumë bukur ta shoh Mbappén këtu në Marok. Ai e do vendin tonë!
“Atij i pëlqen Maroku, i pëlqen edhe ushqimi ynë… Jam shumë i lumtur që e pashë. I pëlqeu edhe paraqitja jonë dhe tha se ne mund ta fitojmë absolutisht AFCON-in”, u shpreh Hakimi.
Prania e Mbappés në tribuna është parë si një mbështetje morale e madhe për Marokun, i cili synon të konfirmojë formën e mirë dhe të shkojë deri në fund në këtë edicion të AFCON-it./Indeksonline/

