Një orë para mbylljes së vendvotimeve, ky është numri i qytetarëve që kanë votuar deri tani
Kosova voton sot për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas dështimit për muaj të tërë për formimin e institucioneve të vendit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se fillimi i procesit të votimit ka nisur nga ora 07:00 të mëngjesit.
Sipas platformës së KQZ-së për publikimin e rezultateve preliminare dhe statistikave për pjesëmarrjen në votime për çdo komunë interesimi i qytetarëve për të votuar është i lartë.
Numri i votuesve që kanë votuar deri në orë 17:49 është 770 mijë e 79 apo 38.52% e votuesve.

Këto janë rezultatet e para të publikuara nga KQZ nga 2 mijë e 526 vendvotime të procesuara nga 2557 apo 98.79% të vendvotimeve.

