75 Mall Live Search
21:10 / E Diele, 28 Dhjetor 2025 / G T

Pogba e fitoi një çmim në “Globe Soccer”, kishte disa fjalë për Cristiano Ronaldon

Paul Pogba, mesfushori francez ka fituar një çmim special në “Globe Soccer” që u mbajt sonte në Dubai.

Lojtari i Monacos fitoi çmimin “Rikthimi i Vitit”, shkruan Indeksonline

Pasi pranoi këtë çmim, Pogba kishte disa fjalë për Cristiano Ronaldon – duke iu drejtuar me fjalët: “Cristiano Ronaldo, ju jeni një inspirim për mua dhe për të gjithë”.

Kujtojmë që Pogba u rikthye në fushë pas një kohe të gjatë. Ai ishte dënuar për shkak të përdorimit të substancave të palejuara në futboll./Indeksonline/