75 Mall Live Search
10:47 / E Hënë, 29 Dhjetor 2025 / b l

Ali Ahmeti uron Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar Vetëvendosjen dhe kryeministrin Kurti për fitoren e arritur në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ahmeti në Facebook ka përgëzuar qytetarët e Republikës së Kosovës për procesin zgjedhor në të cilin dëshmuan maturi dhe pjekuri të lartë demokratike

Postimi i plotë i Ahmetit:

I përgëzoj qytetarët e Republikës së Kosovës për procesin zgjedhor në të cilin dëshmuan maturi dhe pjekuri të lartë demokratike. U zhvillua një proces i lirë, i ndershëm dhe plotësisht demokratik, në përputhje me standardet evropiane, duke konfirmuar forcën e institucioneve dhe vullnetin e lirë të qytetarëve të Kosovës.

Urime Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti për fitoren e shënuar! Kosova ka nevojë për stabilitet, zhvillim dhe vizion të qartë shtetëror, në shërbim të qytetarëve të saj. Si dikush që ka dhënë kontribut për lirinë e Kosovës dhe që beson thellë në të ardhmen e saj, dëshiroj që Kosova të ecë përpara me hapa të sigurt, duke forcuar aleancën e saj strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian.

Kjo është rruga që garanton paqe, zhvillim dhe një të ardhme të sigurt për brezat që vijnë.Kosova e lirë, e fortë dhe e zhvilluar, ka qenë dhe mbetet ëndrra jonë e përbashkët!