Bobo Vieri me fjalë të mëdha për Hojlundin: E konsideroj si një nga sulmuesit më të mirë në botë
Rasmus Hojlund po kalon në një formë rimëkëmbje në karrierën e tij.
Pas huazimit te Napoli, ai është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të kampionëve italianë si dhe të Serie A-së.
Sulmuesi legjendar i Interit, Christian Vieri nuk ndali lëvdatat ndaj danezit, duke e quajtur atë edhe si një nga sulmuesit më të mirë në botë.
“E konsideroj Rasmus Hojlund si një nga pesë sulmuesit më të mirë në botë. Ai mund të shënojë gola, por di si të sulmojë thellë dhe të lodhë mbrojtjet.” “Ai ka një këmbë të majtë të fortë dhe është i shkëlqyer me kokën dhe fizikun e tij. Shkurt, ai ka gjithçka”, deklaroi Vieri.
Hojlund, këtë sezon numëron 7 gola në 19 paraqitje me Napolin ku dhe arriti të fitonte Superkupën Italiane./IndeksOnline/

